×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Përçahet zyrtarisht PDK-LDK në Prishtinë: Përparim Rama filloi revanshin publik

    Insajderi
    02 February 2024 - 17:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu ka dalë publikisht kundër kryetarit Përparim Rama, duke thënë se e ka shkarkuar Ilirik Musliun për “revanshe personale”.

    Përmes një shkrimi në Facebook, Sahatçiu deklaroi se Rama në dhjetor kishte dhënë urdhër për fillimin e procedurave të prokurorimit për digjitalizimin në arsim pa njohurinë e saj.

    “Përparim Rama, si Zyrtar Kryesor Administrativ, ka mundur të jep urdhër për çfarëdo procesi që paska mundur të rregullojë menaxhimin e mbeturinave, pa njohurinë dhe përfshirjen e Ilirikut. Pse nuk e ka bërë, e din ai vetë.”, tha ajo.

    Sahatçiu tha se ky shkarkim pa komunikim tek ai dhe të tjerët, është revansh personal.

    “Shkarkimi i fshehur i Ilirik Musliut sot përmes rrjeteve sociale, pa e komunikuar tek ai dhe askush tjetër rreth tij, është revansh i pastër. Na duket si revash politik por nga një jopolitikan si Përparim Rama, revanshet janë personale.

    Ky shkarkim, që i madh e i vogël sot në Prishtinë e di se nuk ka fare të bëjë me mbeturina e me Ilirikun, vjen pasi si PDK ritheksuam publikisht qëndrimin tonë politik që nuk do të mbështesim me asnjë kusht propozimin e tij për këmbim pronash me epiqendër zonën e Badovcit dhe çdo propozim tjetër që dëmton interesin publik.”, ka shkruar nënkryetarja.

    Sipas Sahatçiu, Përparim Rama filloi “revanshin publik”.

    Ndryshe, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, sot ka njoftuar se e ka shkarkuar drejtorin e Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu. Si arsye për shkarkim, Rama e ka dhënë menaxhimin e mbeturinave, që ka thënë se është në gjendje alarmante.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark