×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Përmbyllet edicioni i parë i PriDox

    Insajderi
    11 June 2023 - 22:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përmbyllet edicioni i parë i PriDox – java e filmit dokumentar të metrazhit të gjatë, me projeksionin e mbrëmshëm të filmit ‘My worst enemy’. Juria, në përbërje: Zana Hoxha – regjisore, Kushtrim Koliqi – regjisor dhe Agnes Nokshiqi aktore, nga 5 filmat që ishin në konkurencë zyrtare zgjodhi filmin fitues, e ai është filmi:

    PAVED PARADISE nga regjisori Karsten de Vreugdt dhe producentja Jolijn van Rinsum.

    Për filmin fitues, juria deklaroi: “Filmi ‘Paved Paradise’ është edukativ nga një perspektivë tjeter dhe pak të njohur. Gjithashtu në aspektin teknik një realizim i arrirë dhe në te njejtën kohe edhe shumë argëtues që e bën audiencën për vete.”

    PriFest falenderon Ministrinë e Kulturës, Bankën Raiffaisen dhe Kino Armata.

    PriFest vazhdon me aktivitetin vjetor, me edicionin e 15-të në datat 12-17 shtator.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark