×
  • Sport
  • Sport

    PSG pritet të ankohet në FIFA kundër Real Madridit – kjo është arsyeja

    Insajderi
    01 August 2023 - 18:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me Mbappen që refuzon të nënshkruajë një marrëveshje të re, por gjithashtu refuzon çdo qasje për t’u larguar në një transferim këtë verë, te PSG janë të bindur se ai tashmë ka arritur një marrëveshje me Real Madridin për t’iu bashkuar atyre si i lirë verën e ardhshme.

    Ndërsa në përgjithësi mund të ndihet sikur gjithçka është e drejtë, sipas rregulloreve të transferimeve, FIFA ndalon që lojtarët të flasin dhe të bie dakord për marrëveshje me ndonjë klub më shumë se gjashtë muaj përpara skadimit të kontratës së tij.

    Sipas gazetës “Marca”, PSG po mendon të paraqesë një ankesë zyrtare për këtë çështje në shtëpinë e sportit botërore, FIFA.

    Nëse ata kanë arsye për ta bërë këtë, apo nëse synimi është të ushtrojë presion mbi Mbappen dhe ‘los blancos’ për t’u ulur në tryezën e negociatave, mbetet për t’u parë.

    FIFA në të kaluarën ka ndaluar transferime për sjellje të paaftë dhe kjo mund ndikojë edhe te aksi Mbappe-Real Madrid.

    Duke pasur një kontratë aktuale me PSG-në, asnjë klub nuk mund të negociojë me Kylian Mbappé, të paktën deri në 1 janarin e ardhshëm, kur mezi i kanë mbetur gjashtë muaj nga kontrata e tij. Çdo negocim që zhvillohet përpara datës së përmendur dhe pa lejen e klubit parizien është dhe do të jetë i paligjshëm dhe mund të denoncohet para FIFA-s.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    19 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark