×
  • Sport
  • Euro 2020

    Publikohet fotoja e parë e Christian Eriksen pas operacionit

    Insajderi
    02 July 2021 - 17:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për herë të parë, që nga operacioni në zemër dhe vendosja e një defibrilatori, Christian Eriksen u largua nga shtëpia për të shkuar në park me djalin e tij.

    Ky itinerar konsiderohet si vazhdimi i udhëtimit të shërimit, teksa është publikuar fotoja që mund ta shihni më poshtë.

    Interi e pret në Milano në gjysmën e dytë të korrikut për t’u takuar personalisht me trajnerin e ri, Simone Inzaghi, dhe përshëndetur me shokët e ekipit.

    Natyrisht, do të duhet edhe më shumë kohë për të kuptuar nëse defibrilatori kardiak mund të hiqet, duke e lejuar kështu të rikthehet në fushë, apo do ta ketë të pamundur të luajë sërish, sidomos në Itali, ku rregullat për kësi rastesh janë shumë të rrepta.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    19 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark