×
Insajderi / Insajderi

Rikthehen kioskat e rrënuara para katër vitesh në Prevallë / FOTO

Insajderi
23 November 2022 - 17:53
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Janë rikthyer kioskat në zonën e Parkut Nacional të Sharrit, në Prevallë. Të mërkurën, banorët kanë treguar për Insajderin se janë vendosur tri kioska në vendete njëjta ku ishin rrënuar para katër vitesh.

Ata thonë se për vendosjen e tyre është njoftuar edhe Inspektorati i MMPH-së, shkruan Gazeta Insajderi.

Ende nuk dihet se kush i ka rivendosur kioskat te cilat ishin rrënuar në vitin 2019 nga Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit duke thënë se janë ndërtuar pa leje.

Sipas MMPH-së, arsyeja e largimit të këtyre objekteve është se vendosja e tyre nuk ishte e bazuar me planin rregullues dhe po i japin pamje të keqe Prevallës.

Pronarët kishin kundërshtuar largimin e tyre, megjithatë Inspektorati ka vazhduar me rrënimin.

Sipas vendimit të MMPH-së, ishin larguar 14 objekteve që përfshijnë kampshtëpiza dhe kioska.

Vendimi për rrënimin e tyre ishte marr në vitin 2013 por ishte zbatuar në vitin 2019.

Lidhur me rrënimin e këtyre kioskave por edhe disa objekte tjera ishte arrestuar edhe Bedri Halimi, kryeinspektor i Inspektoratit të Ministrisë se Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), kompetent për inspektimin e punimeve ndërtimore në Parkun Nacional “Sharri” në Prevallë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), të ngritur më 18 nëntor 2019, Bedri Halimi, me dashje nuk i ka kryer detyrat e domosdoshme të përcaktuara me vendimin e ministrit të MMPH-së Nr.34/13 të datës 15 nëntor 2013, me të cilin urdhërohet rrënimi i objekteve pa leje brenda Planit Rregullues Urban në Parkun Nacional, në atë mënyrë që edhe pse e ka hartuar planin për zbatimin e urdhëresës në 4 faza, atë nuk e ka përmbushur.

Bedri Halimi i cili ishte akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare ishte liruar në muajin prill të këtij viti.

Lirimin e tij për Insajderi e ka konfirmuar avokati i tij Haxhi Millaku, teksa shtoi se i është zëvendësuar masa.

“Po Bedri Halimi, i cili dyshohet për veprën penale sipas aktvendimit të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt i është ndërpre masa e ndalimit dhe i është zëvendësu me masën e mos-afrimit të personave dhe vendeve të caktuara, nga data e sotit”, ka thënë avokati i Halimit për Insajderin.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark