×
  • Showbiz
  • Show

    Rita Ora shihet përkrah Gjokoviqit në Kampionatin Botëror të ragbit

    Insajderi
    28 October 2023 - 22:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sonte po zhvillohet finalja e Kupës së Botës në Rugby, mes Zelandës së Re dhe Afrikës së Jugut. Në tribunat e shikuesve ishte edhe këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora.

    Në një moment gjatë ndeshjes, kamera ka fokusuar Ritën e cila është parë përkrah tenistit serb, Novak Gjokoviq.

    Disponimi i dyshes duket të jetë i mirë dhe ata duket se kanë një raport shoqëror mes vete.

    Kujtojmë se Gjokoviq njihet për veprimet e tij provokuese kundër Kosovës.

    Gjokoviq shquhet si një prej figurave më anti-shqiptare, i cili disa herë ka shfrytëzuar famën e tij për të bërë thirrje politike dhe shprehur qëndrime kundër Kosovës. 

    Mesazhi i tij ‘Kosova është zemra e Serbisë. Ndaloni dhunën’ gjatë ‘French Open’ në maj të këtij viti, pati ngjallur reagime të shumta, ku madje Komiteti Olimpik i Kosovës e akuzoi atë për nxitje të tensioneve politike.

    KOK i bëri thirrje Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) që të marrë masa disiplinore ndaj tenistit Gjokoviq.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark