×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo ‘befason’ bashkëlojtarin e tij te Al Nassr: “Ai erdhi në ditëlindjen time, pa e ftuar unë”…

    Insajderi
    14 June 2023 - 14:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Cristiano Ronaldo është një koleg i Anderson Talisca te Al-Nassr. Pas dy ditëve të para në Riad, pa asnjë siklet, Cristiano Ronaldo nuk e mori parasysh se është i sapoardhur, dhe shkoi në ditëlindjen e mesfushorit brazilian, megjithëse nuk ishte i ftuar.

    “Në fakt ne jemi njohur për një kohë të gjatë, sepse kur unë isha te Benfica, agjenti im ishte Jorge Mendes, i cili gjithashtu përfaqësonte Ronaldon, kështu që ne tashmë njiheshim.

    Jemi takuar dhe kemi biseduar shumë herë. Vetëm dy ditë pasi mbërriti në Arabinë Saudite, ai erdhi në ditëlindjen time, pa e ftuar unë”,- tha Talisca, lojtari i Al-Nassr pa e fshehur habinë e tij për këtë vizitë befasuese në podcastin “Fora do Jogo”.

    Të dy futbollistët e njihnin njëri-tjetrin që më pare, kjo sepse ata kishin të njëjtin agjent, ai ishte Jorge Mendes dhe tani ishin bashkëlojtarë në skuadrën saudite.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    19 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark