×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo shpenzon pakëz nga pasuria e tij e majme, ekspozon orën jashtëzakonisht të shtrenjtë

    Insajderi
    23 May 2023 - 20:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Cristiano Ronaldo e ka ekspozuar orën e tij jashtëzakonisht të shtrenjtë, por që kushton shumë lirë në raport me pagën e tij të majme te Al-Nassr.

    Superylli i futbollit u bë sportisti më i paguar në botë kur u transferua te klubi nga Arabia Saudite në fund të vitit të kaluar.

    Ai përfiton 200 milionë euro në vit nga paga dhe aktivitetet komerciale te Al-Nassr. Prandaj, 38-vjeçari nuk heziton të shpenzojë shuma të mëdha për gjësende luksoze.

    (Foto: Instagram/cristiano)

    Së fundmi, Ronaldo ka pozuar me një orë të bukur në rrjetet sociale që ka marrë vëmendjen e fansave.

    Në bazë të njoftimit të The Sun, është fjala për orën e brendit Jacob & Co, e cila kushton 865.000 euro.

    Edhe pse është orë jashtëzakonisht e shtrenjtë, CR7 ka mjaftueshëm para për të bërë shpenzime të tilla, meqenëse për vite të tëra është ndër sportistët më të paguar në planet.

    Më shumë se 855 milionë fansa e ndjekin Ronaldon në rrjetet sociale (të kombinuar në Instagram, Facebook, Twitter…) dhe ai përfiton rreth katër milionë euro në javë. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    19 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark