
Sulmuesi shqiptar i Vaduzit Armando Sadiku, këtë fundjavë shënoi dy gola, dha dy asiste dhe largoi Vaduzin nga fundi i tabelës, por as kjo nuk iu ra në sy medieve zvicerane që ta vendosin atë në 11-ën më të mirë të javës.
Sulmuesi i kombëtares sonë nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij, kur ka parë se e përditshmja e njohur sportive ‘Blick Sport’ nuk e ka përfshirë në formacionin më të mirë të javës së shkuar.
Para tij janë preferuar në sulm Konate i Sionit (1 gol në fitoren 1-0 në Zurich) dhe sulmuesit Horau e Kamberi (shënuan secili në barazimin 1-1 mes Yang Boys e GS).
Duhet përmendur fakti interesant se Sadiku është shqiptar që luan për Shqipërinë, ndërsa Kamberi është shqiptar që luan për Zvicrën.