×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Takimi i Kurtit me presidentin zviceran, zyra e Kryeministrit del me njoftim

    Insajderi
    22 September 2023 - 19:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyra e Kryeministrit ka dhënë detaje lidhur me takimin që ka zhvilluar kryeministri Albin Kurti me Presidentin e Konfederatës zvicerane, Alain Berset.

    Sipas njoftimit, Kurti e ka njoftuar Berset edhe për zhvillimet e fundit në vend, raportet me Serbinë dhe procesin e dialogut.

    “Më tej, kryeministrin Kurti e njoftoi presidentin Berset për zhvillimet e fundit në vend, raportet me Serbinë dhe procesin e dialogut, për rezultatet e deritanishme të qeverisjes, politikat prioritare dhe për progresin e shënuar në rrafshin ekonomik, demokratik dhe të luftimit të korrupsionit, sikurse është evidentuar edhe nga raporte kredibile ndërkombëtare për dy vite rresht. Në mesin e politikave zhvillimore në të cilat shteti i Zvicrës ka luajtur një rol të rëndësishëm pozitiv, kryeministri Kurti veçoi atë të arsimit dual i cili këtë vit akademik do të zgjerohet në gjithsej 12 profile të ndryshme, në 13 komuna dhe 21 shkolla profesionale dhe përmes së cilit synohet që të bëhet lidhja ndërmjet arsimit profesional dhe tregut të punës”, thuhet në njoftim.

    Kurti e ka falenderuar Zvicrën edhe për rolin e saj në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, përmes misionit të Sëisscoy, në kuadër të KFOR-it, të cilit së fundi i është vazhduar mandati deri në vitin 2026.

    Njoftimi i plotë:

    Në Bern, Kryeqytetin e Zvicrës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u mirëprit në takim dypalësh nga Presidenti i Konfederatës zvicerane, Alain Berset.
    Marrëdhëniet ndërshtetërore, afërsia mes popujve, bashkëpunimi bilateral, shkëmbimet tregtare dhe zhvillimet e fundit ishte temat qëndore të këtij takimi.

    Zvicra është vendi i dytë për nga investimet direkte në Kosovë. Vitin e kaluar ato ishin rritur për 1/3 ndërkohë që edhe shkëmbimet tregtare kanë shënuar trend pozitiv, sidomos në sektorin e Teknologjisë së Informacionit.

    Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen e Zvicrës në çdo etapë të rezistencës, çlirimit, pavarësimit, shtetndërtimit e zhvillimit, si një nga vendet e para që e njohën Kosovën. Ajo edhe sot vazhdon të përkrah shtetin e Kosovës, përfshirë në arenën ndërkombëtare, siç u dëshmua edhe me mbështetjen për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ai falënderoi Zvicrën edhe për rolin e saj në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, përmes misionit të Sëisscoy, në kuadër të KFOR-it, të cilit së fundi i është vazhduar mandati deri në vitin 2026.

    Më tej, kryeministrin Kurti e njoftoi presidentin Berset për zhvillimet e fundit në vend, raportet me Serbinë dhe procesin e dialogut, për rezultatet e deritanishme të qeverisjes, politikat prioritare dhe për progresin e shënuar në rrafshin ekonomik, demokratik dhe të luftimit të korrupsionit, sikurse është evidentuar edhe nga raporte kredibile ndërkombëtare për dy vite rresht. Në mesin e politikave zhvillimore në të cilat shteti i Zvicrës ka luajtur një rol të rëndësishëm pozitiv, kryeministri Kurti veçoi atë të arsimit dual i cili këtë vit akademik do të zgjerohet në gjithsej 12 profile të ndryshme, në 13 komuna dhe 21 shkolla profesionale dhe përmes së cilit synohet që të bëhet lidhja ndërmjet arsimit profesional dhe tregut të punës.

    Të dy folën për mundësitë në fushat me potencial për bashkëpunim më të thelluar dhe për marrëveshje të reja që e shtojnë atë, në veçanti në kuadër të EFTA-s.

    Në takim, kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Zvicër, Sami Ukelli dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark