×
  • Showbiz
  • Show

    U zgjodh në ekipin e Rita Ora-s, çfarë ndodhi me konkurrenten shqiptare në “The Voice Australia”?

    Insajderi
    18 September 2023 - 19:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një nga momentet më të bukura të pak javëve më parë, e shpërndarë masivisht në mediat dhe rrjete sociale shqiptare, ishte ai i ndarë nga Rita ora dhe Sihana Haxhnikaj në “The Voice Australia”, kur artistja e njohur zbuloi se në fakt ashtu si ajo vetë, edhe konkurrentja që kishte zgjedhur vinte nga Kosova.

    Sihana u shpreh shumë e lumtur në atë kohë që u zgjodh nga Rita, pas sipas saj është arsyeja pse kishe vendosur të këndonte dhe të niste një karrierë në muzikë, ndërsa këngëtarja, po ashtu e lumtur, takoi edhe familjarët e konkurrentes, sigurisht duke i përshëndetur në shqip.

    Mgjithatë, rrugëtimi i adoleshentes nga Kosova ka zgjatur fare pak në kompeticionin muzikor, pasi në raundin e radhës, pra atë pas përzgjedhjes, kur nis gara mes konkurrentëve, Sihana nuk ka mundur të vazhdojë me tej.

    Ajo është eliminuar pasi nuk është votuar mjaftueshëm nga publiku australian, edhe pse ishte një prej më të pëlqyerave në raundin e parë, në garën me konkurrentet Gezel Bardossi dhe Elsa Marilyn. Këto të fundit u votuan mjaftueshëm për të shkuar në beteja, por në fund Rita zgjodhi të vazhdonte me Elsan.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark