×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e 18 vjeçarit në Podujevë – Gjykata urdhëron të mos shpalosen detaje nga gjykimi

    Insajderi
    11 April 2024 - 11:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Departamentin për të Mitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të enjten ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor ndaj dy të miturve lidhur me vrasjen e 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu në Podujevë.

    Pas seancës që u zhvillua e mbyllur për media avokati i palës së dëmtuar Tomë Gashi, ka thënë se një dëshmitar është dëgjuar ndërsa tjetri ka mbetur për seancën e radhës.

    Ai ka bërë të ditur se seancat e radhës pritet të mbahen më 15 dhe 16 prill.

    “Seanca është e tipit të mbyllur ne mundemi me iu thënë se është vazhdimi sipas propozimit të Gjykatës Themelore për shqiptimin e vendimit dhe Gjykata ka urdhëruar që detajet e gjykimit të mos shpalosen. Seanca e radhës është me 15 dhe 16 prill  të këtij viti ndërsa nuk është e ndaluar me iu tregu se kanë qenë dy dëshmitarë njëri është marrë në pyetje ndërsa tjetri në mungesë të asaj se ka pranuar ftesën në mënyrë të rregullt apo jo ka mbetur për seancën e radhës”, Tomë Gashi

    Ndërsa xhaxhai i të ndierit Lulëzim Fejzullahu, Rrahim Fejzullahu ka thënë shukrt se i beson drejtësisë.

    “ Unë i besoj drejtësisë dhe vetëm drejtësisë”, është shprehur Fejzullahu.

    Nga ana tjetër avokati i të akuzuarve Skender Musa ka thënë se çka ka ndodhur në seancë është e ndaluar që flitet në publik dhe se gjendja është përcjellur nga ana e psikologut ndaj dy të miturve.

    “Çka ka ndodhur në seancë është e ndaluar është marrë aktvendim. Gjendja është përcjellur nga ana e psikologut ndaj dy të miturve”, ka thënë Musa.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark