×
  • Sport
  • Sport

    Ylli shqiptar në “qiellin e shtatë”/ Edon Zhegrova feston bashkë me Ultrasit e Lille, brohorasin emrin e tij

    Insajderi
    02 April 2023 - 16:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edon Zhegrova ka regjistruar një paraqitje fantastike sot për skuadrën e Lille, duke i siguruar fitoren skuadrës së tij në ndeshjen ndaj Lorient, të vlefshme për javën e 29-të në Ligue 1.

    Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Pierre-Mauroy” përfundoi me rezultatin 3:1.

    Zhegrova hyri si zëvendësues në këtë ndeshje në minutën e 82-të dhe ia doli të shënonte dy herë, në minutat 89 dhe 91, duke qenë kështu vendimtar në fitoren e Lille.

    Pas ndeshjes, tifozët “ultras” të klubit francez e ftuan 24-vjeçarin për të festuar së bashku.

    Tifozët francezë ia vendosën Zhegrovës një shall rreth qafës, teksa nuk munguan as thirrjet e emrit të tij. /Gazeta Express/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark