×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohen detaje të sulmit seksual të Daniel Alves! Mësoni çfarë ka bërë ai në banjon e klubit të natës në ‘Sutton’ të Barcelonës…

    Insajderi
    21 January 2023 - 20:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetat kryesore në Spanjë, si “El País” dhe “El Mundo” të Madridit dhe “El Periódico” e Barcelonës, publikuan pjesë nga dëshmia e dhënë për drejtësinë nga gruaja që akuzon Daniel Alves për sulm seksual. Lojtari është në paraburgim pa të drejtë lirimi me kusht. Ai mohon të ketë kryer veprën për të cilën akuzohet.

    Sipas raportimeve të publikuara nga shtypi spanjoll, viktima ka thënë në deklaratën se më 30 dhjetor 2022, ka qenë në klubin e natës Sutton, në Barcelonë, kur grupit ku ajo bënte pjesë, mori një ftesë për të hyrë në një zonë VIP. Një kamarier i çoi në një tavolinë ku ndodhej Daniel Alves, të cilin viktima fillimisht nuk e njohu. Një grup meksikanësh, miq të lojtarit, e prezantuan atë me të.

    Sipas gazetave, viktima i tha gjykatës, se ajo dhe Daniel Alves kanë kërcyer së bashku derisa lojtari “i kapi dorën disa here dhe e çoi te penisi i tij, të cilin ajo e tërhoqi e frikësuar”. Rreth orës 4:30 të mëngjesit, ai i kërkoi asaj që ta ndiqte në një derë. Sapo hynë brenda, ajo kuptoi se ishte në një banjë. Aty do të kishte ndodhur sulmi.

    Gjithmonë sipas dëshmisë së akuzueses, ajo kishte tentuar të largohej nga banja, por u pengua nga lojtari. Ajo i tha policisë se Daniel Alves depërtoi në të me dhunë, derisa ejakuloi. Ai do të ishte i pari që do të dilte nga banja. Kur ajo u largua, i tha një shoku se çfarë ndodhi. Kur sigurimi i lokalit u informua, Alves ishte larguar nga klubi.

    Viktima ka shkuar menjëherë për analiza në spital. Sipas gazetave spanjole, këto teste zbuluan praninë e spermës në veshjen e saj, gjë që kishte mbështetur vendimin e ndalimit parandalues ​​nga drejtësia. Dy ditë më vonë, ajo ka denoncuar në polici rastin, e cila ka nisur hetimet.

    Gjithashtu sipas gazetave “El País”, “El Mundo” dhe “El Periódico”, lojtari ka kundërshtuar veten gjatë deklaratës. Fillimisht ai tha se nuk e njihte viktimën, se nuk kishte asnjë kontakt me të. Më vonë, Daniel Alves do ta kishte pranuar se kishte një lidhje, por se ajo ishte konsensuale. Ky ndryshim i versionit do të kishte përforcuar edhe argumentet e mbrojtjes. Gazetat spanjolle pretendojnë se një dëshmitar konfirmoi rrëfimin e viktimës.

    Gjyqtarja Maria Concepción Canton Martín, e gjykatës paraprake 15 të Barcelonës, urdhëroi paraburgimin pa kusht për Daniel Alves, në përputhje me kërkesën e Prokurorisë Publike.

    39-vjeçari u dërgua në Qendrën Penitenciare “Brians 1” në periferi të Barcelonës. Daniel Alves mohon të gjitha akuzat. Dënimi për krimet e sulmit seksual në Spanjë mund të arrijë deri në 15 vjet burg, në varësi të seriozitetit të çështjes.

    Zbulohen detaje të sulmit seksual të Daniel Alves! Mësoni

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    19 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark