×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    A do të shkoj Donika Gërvalla në “t’pame” të Zajednicës pasi e shpalli të vdekur?

    Insajderi
    29 January 2023 - 12:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryediplomatja Gërvalla është e ftuar në takimin e 31 janarit të ambasadës së SHBA’së në Kosovë.

    Nuk dihet se a do të jetë prezente përsonalisht apo MPJ’ja do të përfaqësohet nga ndonjë zyrtar tjetër.

    Duke marrë për bazë deklaratën e fuqishme të Gërvallës të para disa ditëve, takimi i 31 janarit duhet të jetë një e pame për Zajednicën, meqë ajo e ka shpallur të vdekur.

    Por, ftesa e këtij takimi ka të bëjë me të kundërten. Bëhet fjalë për një takim që ka për qëllim lindjen e Zajednicës, e jo vdekjen e saj.

    Asociacioni i komunave me shumicë serbe, do të jetë temë diskutimi të martën e kësaj jave në ambasadën amerikane në Kosovë.

    Të ftuar janë shoqëria civile, zyrtarë qeveritarë, liderë politikë e diplomatë. Por, jo edhe kryeministri, Albin Kurti. Ai ka thënë se nuk e ka pranuar një ftesë të tillë.

    Çfarë deklaronte Gërvalla për Asociacionin?

    “Beogradi flet për këtë Asociacion, por ky propozim ka vdekur dhe nuk mund të ringjallet”, tha Donika Gërvalla duke u thirrur në aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 si “vdekja” përfundimtare e kësaj marrëveshje.

    “Duke folur me partnerët dhe aleatët tanë, dëgjojmë se kjo duhet të jetë një lloj formacioni që u jep të drejta komunitetit serb, por unë nuk shoh ndonjë të drejtë që atyre nuk ua garanton Kushtetuta jonë”, u shpreh ajo.

    Ndërkaq, pa u bërë as dy ditë nga kjo deklaratë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkërisht me zëvendësin e tij Besnik Bislimin, takuan Ndërmjetësin e BE’së për dialog, Miroslav Lajçak, ku u pajtuan, siç lajmëroi ky i fundit, se “të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog duhet të zbatohen”.

    Pas këtij takimi, Kurti tha se diskutimet duhet të mbetën konfidenciale, por që Asociacioni nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese.

    Kjo mund të themi se ishte një ndër herat e para që Kurti foli seriozisht para gazetarëve kosovarë për Asociacionin, pasi vazhdimisht e potenconte se nuk do të ketë diçka të tillë madje se nuk është as në diskutime.

    Çka priste Kurti nga amerikanët dhe çfarë i thanë ata?

    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ka pritur nga i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabirel Escobar që të thotë në Beograd se Serbia duhet ta njohë Kosovën, e jo të thotë në Prishtinë se Asociacioni do të bëhet, pavarësisht kryeministrit të Kosovës.

    “Unë nuk jam ftuar në atë takim, por ata që janë ftuar, le të shkojnë në atë takim dhe le ta diskutojnë. Por, po e ritheksoj, nga 33 marrëveshjet e Brukselit nuk bën të zgjidhet njëra sepse nuk ka hierarki. Nuk mund të krijohen hierarki artificiale, përveç rendit kronologjik. Ndërkaq, në anën tjetër, edhe nga propozimi i Bashkimit Evropian nuk mund të përzgjidhet vetëm ndonjë nen, i cili mendohet që e përfshin Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.

    “Pra, unë besoj që ky takim është pasojë e insistimit të zyrtarit të Departamentit të Shtetit amerikan, i cili është edhe emisar special për Ballkanin dhe i cili ka deklaruar që, pavarësisht kryeministrit të Kosovës, Asociacioni duhet të bëhet”, tha Kurti.

    Sipas Kurtit, këto 10 nene nuk tolerojnë që një nen nga fundi të sjellet i pari si parakusht.

    Tutje, kryeministri theksoi se marrëveshja me Serbinë duhet të ketë njohjen reciproke në qendër, ndërsa shtoi se vetëm në këtë mënyrë normalizohen raportet Kosovë-Serbi.

    Ai e potencoi se marrëveshja e 2015’tës nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese.

    “Ka insitim nga faktori ndërkombëtar se Asociacioni të theksohet më shumë por ajo marrëveshje e 2015 nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese. Kjo është e theksuar në kuptimin juridik sepse nuk e ka kaluar testin e Kushtetueses. Unë e respektoj konfediancilitetin e bisedimeve por asnjë nga 33 marrëveshjet nuk mund të ketë prioritet hierarik dhe nenet në propozimin e BE-së kanë numra përpara që do të thotë se kanë renditje”. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark