×
  • Lajme
  • Insajderi

    Aksion i policisë në veri, serbit në Jarinje i kapen 4 mijë fishekë

    Insajderi
    09 June 2022 - 13:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës në pikën kufitare në Jarinje ka konfiskuar 4 mijë fishekë nga një shtetas serb, që më pas është dërguar në mbajtje.

    I pari i MPB-së tha se serbi qe punëtor i integruar nga strukturat paralele ne Ministrinë e Mjedisit, Planifikimi Hapësinor dhe të Infrastrukturës.

    “4 mijë fishekë i konfiskuam. Pra, edhe një aksion tjetër shumë i suksesshëm e i rëndësishëm për forcimin e sovranitetit të vendit tonë”.

    “Në pikën kufitare në Jarinje, Policia e Republikës së Kosovës ndaloi një të dyshuar me shtetësi serbe, punëtor i integruar nga strukturat paralele në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe të Infrastrukturës. I dyshuari është dërguar në mbajtje. Përgëzime Policisë së vendit tonë për punën e madhe dhe për profesionalizmin e tyre të lartë”, tha Sveçla.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark