×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Analisti kryesor i VV’së, Ramabaja: Të nisin hetime kundër Lajçakut

    Insajderi
    20 January 2023 - 15:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këtë të premte zyra e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, u mbush me emisarët e vendeve prej më me peshë në botë. ShBA, BE, Gjermania, Franca dhe Italia, i trokitën derës së tij për çështjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo pas “diplomacisë së zgjidhjeve të krizave” në përpjekje për të dalë në rrafshin e gjetjes së zgjidhjeve të qëndrueshme, shkruan Insajderi.

    Përfaqësuesi Special i BE’së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, u shpreh se është shum herët për të bërë ndonjë deklaratë dramatike sepse jemi në mes të misionit dhe do të vazhdojmë në Beograd.

    Kjo duket se e ka penguar njeriun e afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, Sadri Rambaja ai në një postim në “Facebook” e ka quajtur skandaloze deklartën e përfaqësuesit të BE’së.

    Ai edhe ka kërkuar që të nisin hetime ndaj Lajçakut.

    “Pas kësaj deklarate, më në fund, Parlamenti i BE-së duhet të inicojë procesin e largimit të tij, krahas kërkesës për fillimin e hetimeve, ngjashëm siç ka vepruar ndërkohë me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi, pasi kishte konstatuar se ai po favorizonte Serbinë gjatë negociatave të zgjerimit të bllokut”, shkroi ai.

    Përfaqësuesi Special i BE’së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, u shpreh se pas takimit me Kurtin “nuk kam shumë për të thënë”. Në këtë shkurtësi deklarimi, Lajçak shprehu një fije zhgënjimi.

    Ne [delegacioni evropian dhe amerikan] prisnim kuptim më të mirë [nga Albin Kurti] për mundësitë që ky propozim [evropian] ofron”, tha Lajçak para gazetarëve të cilit e prisnin jashtë për të marrë vesh çfarë rezultatesh prodhoi një takim i këtyre përmasave diplomatike.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark