×
  • Lajme
  • Lajme

    Caktohet data se kur do të mbahet ankandi i dytë i Letrave me Vlerë për 2023

    Insajderi
    03 March 2023 - 09:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 10 mars 2023 do të mbahet ankandi i dytë për vitin 2023. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 2 vjeçar në shumën prej 30 milionë euro.

    Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (2 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

    Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, duhet të kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark