×
  • Lajme
  • Lajme

    “Degradimi” i Fehmi Mujotës në postet qeveritare

    Insajderi
    05 December 2017 - 12:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fehmi Mujota është kthyer përsëri në postin e vjetër, në atë të zëvendësministrit të Infrastrukturës, ministri kjo që drejtohet nga Pal Lekaj.

    Këtë post Mujota e kishte mbajtur edhe në qeverinë “Mustafa”. Ndërsa në vitin 2011, Mujota udhëhiqte vetë me këtë ministri.

    Mujota postin e ministrit e kishte shijuar edhe në vitin 2008 sa ishte minister i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës (FSK), raporton Insajderi.

    Mirëpo Mujota njihet edhe për skandalet e tij sa ishte ministër në qeverinë e drejtuar nga presidenti, Hashim Thaçi, në atë kohë edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës  (PDK).

    Ryshfet me para në dorë, shkelje ligjore, prekje të tenderëve e punë pa tenderë, favorizime, ndërrime të hetuesve e prokurorëve, ndikime politike e lidhje familjare ishin disa nga skandalet e zëvendësministrit Mujota.

    Në tetor të vitit 2011 sa ishte ministër i Infrastrukturës, Mujota kishte angazhuar kompaninë e dhëndrit të tij, Armend Ademit, në dikasterin të cilin ai e drejtonte.

    Fehmi Mujota ka qenë bartës i listës për asamble komunale të Shtimës në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, ndërsa në vitin 2006 ai udhëhiqte vetë me këtë komunë. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark