×
  • Sport
  • Euro 2020

    Dështimi i Mbappes në këtë “Euro 2020” të bën ta rikujtosh Zidanen në Kupën e Botës të vitit 2006

    Insajderi
    30 June 2021 - 13:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmuesi francez, Kylian Mbappe dështoi ta jepte më të mirën për Kombëtaren franceze, duke u bërë futbollisti që “ia dhuroi” Zvicrës çerekfinalen e “Euro 2020”, shkruan Insporti.

    Superylli 22-vjeçar, i konsideruar si trashëgimtar i fronit të Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, pasi dështoi të shënonte nga penalltia u largua nga fusha i trishtuar e me kokë të ulur.

    Penalltia e humbur nga Mbappe:

    Mbase jo e njëjta ngjarje, por kjo ngjarje ngjanë me atë të Zidanes, 15 vite më parë, i konsideruar lojtari më i mirë në historinë e futbollit francez, Zizu u largua nga fusha, i vetëm dhe në heshtje e trishtim pasi mori një karton të kuq në finalen e Kupës së Botës në minutën e 15’të të takimit.

    Pas kësaj, Zidane doli në pension menjëherë pas Kupës së Botës 2006, kur ai ishte 34 vjeç, por Mbappe ka ende shumë vite për të korrigjuar atë që ndodhi dje.

    Një dështim i vetëm i tij nuk mund të shkatërrojë karrierën e lojtarit, veçanërisht pasi ai luajti një rol të shquar tre vjet më parë në fitoren e ekipit kombëtar francez në Kupën e Botës 2018 në Rusi, atje ku Mbappe u bë lojtari më i ri francez që shënoi në Kupë Botërore dhe u bë adoleshenti i dytë, pas Pele, që shënoi në një finale të Kupës së Botës.

    France vs Switzerland | Euro 2021: Mbappe misses crucial penalty in  shootout as Switzerland knock France out of Euro 2020 - Eurocopa

    Mbappe u largua nga Stadiumi Kombëtar në kryeqytetin Rumun –  Bukuresht, duke ndjerë barrën që Franca i vuri mbi të, veçanërisht pasi ai përfaqësonte yllin më të shquar të ekipit aktual Francez.

    “Doja të ndihmoja ekipin, por dështova,” shkroi Mbappe në rrjetet sociale

    Ishte legjenda braziliane e futbollit, Pele ai që e motivoi futbollistin, duke shkruar në Twitter: “Mbaje kokën lart, Kylian! Nesër është dita e parë në një udhëtim të ri. ”

    Teksa një mesazh motivues e mori edhe nga ish-mbrojtësi gjerman Jerome Boateng, i cili komentoi, “Këto gjëra u ndodhin vërtet të mëdhenjve”.

    Megjithatë, pergjegjësia për humbjen sikur shkon te trajneri Deschamps, i cili para fillimit të kampionatit deklaroi: “Nëse Franca fiton, ne jemi më të mirët në botë,” tha Deschamps. “Nëse humbasim, është përgjegjësia ime”.

    Ndryshe, pasi arriti kulmin me fitimin e Kupës së fundit Botërore, trajneri francez, Deschamos synon të thotë lamtumirë Kombëtars franceze që t’ia lërë vendin Zinedine Zidane. /Insporti.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark