×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Drejtori i Inspektoratit zbulon për Insajderin arsyet e mbylljes së “Kobra City”

    Insajderi
    03 January 2023 - 13:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, Islam Ukimeri, ka treguar për Gazetën Insajderi arsyet e mbylljes së përkohshme të lokalit “Kobra City”.

    “Lokali është mbyllur përkohësisht pasi nuk ka pas kush të na prezantojë dokumentacionin e lokalit. Ai do të qëndrojë i mbyllur deri në një vend të Gjykatës”, ka thënë Ukimeri për Gazetën Insajderi.

    Ky veprim ka ardhur pasi Inspektorati ka marrë një telefonatë qysh orët e hershme nga Policia, dhe me kërkesë të tyre ka dalë në vendin e ngjarjes, aty ky dyshohet se nisi sherri mes Dibran Hoxhaj dhe tre kuksianëve, njëri prej të cilëve ka mbetur i vdekur.

    Por, cilat dyshohet të jenë motivet e vrasjes?

    Prokurorja e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Nazan Shero i tha Gazetës Insajderi se një faturë prej 400 eurosh është përmendur nga dëshmitarët si një motiv i mundshëm për vrasjen.

    Ndonëse, Prokurori ende nuk ka një konfirmim zyrtare se ky mund te jete motivi i vrasjes së 31 vjeçarit nga Kukësi.

    Tutje, Shero tha se i dyshuari për vrasjen e Visat Cengut u mbrojt në heshtje.

    “Sa janë të sakta nuk mundemi me ditë se jemi në hetim e sipër dhe për momentin jam duke ndërmarrë veprime hetimore. Janë deklaratat e dëshmitarëve që flitet për 400 euro mirëpo ai (Dibran Hoxhaj) është mbrojt në heshtje”, tha Shero për Gazetën Insajderi.

    Si ndodhi vrasja

    Sot në orët e para të mëngjesit, nga të shtënat me armë zjarri ka vdekur një 31-vjeçar dhe një 27 vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri, në një lokal në Prizren.

    Dyshohet se biznesmeni Dibran Hoxhaj, ka qëlluar me armë zjarri drejt tre të rinjve nga Kukësi, teksa ata ishin duke u larguar me makinë nga lokali.

    Plumbat kanë prekur dy prej të rinjve, ndërsa i kanë marrë jetën Visart Cengut dhe kanë plagosur Rufgen Shehun.

    Visart Cengu është 31 vjeçari që ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Kukësit. Ndërsa Rufgen Shehu sipas policisë ndodhet në spitalin e Kukësit jashtë rrezikut për jetën.

    Shoku i tyre, Arben Basha ka deklaruar në polici se ndaj tyre ka qëlluar Dibran Hoxhaj në momentet që ata po largoheshin me automjet nga lokali.

    Policia e Kosovës ka konfirmuar se pronari i lokalit Kobra City, Dibran Hoxhaj është arrestuar, pasi dyshohet për vrasjen e 31 vjeçarit nga Kukësi.

    Zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha për Gazetën Insajderi se së bashku me Hoxhën në stacionin policor janë shoqëruara edhe pesë persona të tjerë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark