×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Edhe Zveçani i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës

    Insajderi
    15 September 2023 - 11:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Zveçanit i është bashkuar Asociacionit të Komunave të Kosovës.

    Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Uka. Ai tha se për anëtarësimin e Zveçanit në AKK nuk pati asnjë kundërshtim.

    Kuvendi Komunal i Zveçanit në këto momente unanimisht pa asnjë kundërshtim e as abstenim votoi që Komuna e Zveçanit t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës”, ka shkruar Uka.

    Ndryshe, dje në Asociacionin e Komunave të Kosovës u anëtarësuan komunat e Leposaviqit dhe Zubin Potokut, ndërsa javë më parë ishte Mitrovica e Veriut ajo që e nisi këtë proces.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark