×
  • Lajme
  • Lajme

    Ekspertiza mjeko-ligjore: Elia Zaharia ka shenja në duar dhe krah

    Insajderi
    06 March 2024 - 19:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmjen e djeshme, Princ Leka dhe Elia Zaharia, të cilët janë në proces divorci, denoncuan njëri-tjetrin për dhunë në Polici.

    Pas kësaj ngjarje ekspertiza mjeko-ligjore ka konfirmuar shenjat e dhunës në trupin e Elia Zaharias.

    Sipas aktekspertizës, shenjat janë konstatuar në dorë dhe krah.

    Dhuna ka filluar në momentin kur Princ Leka ka shkuar të takojë të bijën në shtëpinë e tij, ku jeton bashkë me të ëmën, Elia Zaharia.

    Princ Leka në dëshminë e tij ka thënë se në ato momente vajza e mitur ka qenë me Gjergj Zaharinë, ish-vjehrri i tij, i cili po kujdesej për mbesën, pasi Elia nuk ndodhej në banesë. Këtë takim të dy e përshkruajnë të dhunshëm, teksa Princi pretendon se është dhunuar nga Gjergj Zaharia, ndërsa ky i fundit ka thënë se është i moshuar dhe s’mund të dhunojë askënd.

    Madje, në dëshminë e tij, Princ Leka pretendon se është dhunuar me sende të forta si statuja e drurit, ndërsa thotë se ish-vjehrri i ka grisur edhe xhupin në sy të vajzës. Ai thotë se sherri nisi nga ana e Gjergj Zaharia që “ka filluar me fjale fyese e kërcënuese në drejtimin tim duke më thënë t’i duhet të ndërrosh rrugën kur të më shikosh mua”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark