×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Elvis Hoxha u zgjodh anëtar kryesie në VV, Jasharaj: U shpërblye më i poshtri, që sulmet e tij më kushtuan me shëndet

    Insajderi
    26 October 2022 - 16:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës, Rrahman Jasharaj i është drejtuar mediave përmes një letre. Ai reagoi për emërimin e Elvis Hoxhës si anëtar i kryesisë në VV. Hoxha tha se “më i poshtri u shpërblye të jetë anëtar kryesie i partisë në pushtet”.

    Në letren e Jasharajt drejtuar mediave, ai theksoi se sulmet që ia kishte bërë Hoxha i kishin kushtuar me shëndet.

    Më i poshtëri nga ta, që tani u shpërblye të jetë anëtarë kryesie i partisë në pushtet me kishte bërë sulmin më të rëndë e që më ushtoj me pasoja në shëndet dhe si i tillë e i poshtër që është e mbetet doli e kërkoi falje” – shkroi Hoxha.

    Përmes letrës së tij, Jasharaj poashtu ka sqaruar se atij i është hapur një llogari e rrejshme, në rrjetin social Facebook. Ai ka thënë se gjatë gjithë kohës është fyer e linçuar, porse ka menduar se kjo mbaroi me pezullimin e grevës.

    Tutje, Hoxha shtoi se kërkon falje nëse ndonjë mesazh fyes nga ky profil ka shkuar tek ndokush.

    “Nuk paska fund poshtërsia e të pafytyrëve sepse një individ , që fatkeqësisht ka humbur gjithë njerëzoren , paska hapur një profil në face book me foton time nga një emision shumë i shikuar televiziv dhe çdo gjë dukej sikur ai është face book-u im. Kishte bërë edhe shkarravina ky farë i pafytyri dhe të gjitha sikur unë i kam postuar. I tmerruar nga ky realitet u ndala në Pejë sot dhe shkova në polici për ta lajmëruar këtë akt penal e të dënueshëm” – shkruhej ndër tjerash në reagim.

    Letra e plotë:

    Nuk paska fund poshtërsia e të pafytyrëve

    Gjatë gjithë kohës së Qeverisë Kurti më kanë fyer e me kanë linçuar përkrahës të tij për të vetmen arsye se u mundova ta prezantoj në mënyrë të denjë zërin e anëtarësi së dhe kërkesat e tyre legjitime. Të pafytyrët nuk pushuan duke me sharë e fyer edhe për pamjen sepse kishin hulumtuar me UDB-në e tyre dhe nuk kishin gjetur as edhe një minus te unë. Më i poshtëri nga ta, që tani u shpërblye të jetë anëtarë kryesie i partisë në pushtet me kishte bërë sulmin më të rëndë e që më ushtoj me pasoja në shëndet dhe si i tillë e i poshtër që është e mbetet doli e kërkoi falje .

    Mendova se greva u pezullua dhe se “luftën “ me mua e përfunduan langoit e sahanlëpirësit e pushtetit, por doli se kjo nuk është ashtu. Vërejta se nuk paska fund poshtërsia të ca krijesa , që ngjasojnë , por nuk janë njerëz. Unë kisha mbyllur rrjetin social sepse më fyenin e më shanin pa as edhe një arsye, por vetëm sa për t’i hyrë në qejf të madhit. Por, një mik imi më thirri dje dhe më pyeti se pse kam ndërruar qëndrimin që kisha thënë se kurrë më nuk do të hap face book. Mbeta i habitur dhe e mora si humor telefonatën e mikut tim, por pas ca momentesh luta shokët që kisha afër të shikonin dhe u pa. Nuk paska fund poshtërsia e të pafytyrëve sepse një individ , që fatkeqësisht ka humbur gjithë njerëzoren , paska hapur një profil në face book me foton time nga një emision shumë i shikuar televiziv dhe çdo gjë dukej sikur ai është face book-u im. Kishte bërë edhe shkarravina ky farë i pafytyri dhe të gjitha sikur unë i kam postuar. I tmerruar nga ky realitet u ndala në Pejë sot dhe shkova në polici për ta lajmëruar këtë akt penal e të dënueshëm. Policia bëri gjithë të duhurat dhe u ndjeva edhe një herë krenar që Kosova ka djelmosha e vajza të tilla që kryejnë me përkushtim detyrën e tyre.

    Unë u kërkoj falje gjithë atyre që mund t’u ketë shkuar ndonjë mesazh e fyerje nga ky profil , që nuk është imi, por është hapur nga një i pafytyrë e i pakarakter. Nuk po e publikoj pamjen e profilit të rrejshëm sepse mund t’i dëmtoj hetimet, por policia e ka.

    Të nderuar punëtorë të arsimit , por edhe në sektorët tjerë kjo dhe të tjerat dëshmojnë se duan të na përçajnë dhe të shuajnë sindikatat .Ju lus me mirësi të qëndrojmë unik dhe të mos e lejojmë këtë gjë. Pa zërin sindikal do të jemi të nënçmuar , të ofenduar e të shkelur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark