×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Furnizimi me ngrohje vazhdon edhe pas 15 prillit

    Insajderi
    14 April 2023 - 15:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndërmarrja “Termokos” ka marr vendim që të vazhdojë furnizimin me ngrohje edhe pas 15 prillit.

    Në njoftimin e kësaj ndërmarrjeje thuhet se kjo është bërë duke u bazuar në parashikimet meteorologjike.

    Në njoftim thuhet se bazuar në kërkesën e kryeshefit ekzekutiv, Fisnik Osmani, vazhdimi i furnizimit me ngrohje është miratuar unanimisht nga Bordi i drejtorëve të “Termokosit” dhe se kjo është bërë në koordinim të plotë me KEK-un.

    “Zgjatja e sezonit ngrohës 2022/2023 është në harmoni të plotë edhe me ‘Rregullën për kushtet e përgjithshme të furnizimit me energji’ të ZRRE-së, sipas të cilës ndërmarrja mund të vazhdojë furnizimin e jashtëzakonshëm me ngrohje pas afatit të zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës, në rastet kur sipas parashikimeve meteorologjike nuk janë përmbushur kushtet klimatike për të ndërprerë furnizimin me ngrohje”, thuhet në njoftim.

    Sipas njoftimit furnizimi me ngrohje ditëve në vazhdim do t’i përshtatet lëvizjes së temperaturave të ajrit dhe do të vazhdojë për aq kohë sa do të jetë e nevojshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark