×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjysma e shqiptarëve, probleme mendore/ BERZH: Indicenca më e lartë është tek gratë

    Insajderi
    30 November 2023 - 17:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rreth gjysma e popullsisë në Shqipëri ka përjetuar një shqetësim të shëndetit mendor. Më shumë janë femra se meshkuj.  Mbi 50% të parat dhe rreth  40%  të dytët.

    Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka dalë në këtë përfundim në raportin e tranzicionit  për vitin  2023 ku  vendi ynë renditet i 19 ndër  37 shtete.

    Shëndetin mendor  BERZH  e lidh ngushtë me produktivitetin dhe optimizmin për jetën. Një gjendje e mirë mendore thekson raporti  rrit kohën në të cilën  njerëzit janë të aftë për të punuar dhe shtuar të ardhurat. Çrregullimet mendore me në krye ankthin dhe depresionin renditen ndër 10 shkaqet kryesore që  kufizojnë aftësitë e  njerëzve.

    Në Slloveni sipas raportit shqetësimi mendor është pothuajse aq i rrallë sa në Gjermani, ndërsa në Algjeri, Jordani dhe Tunizi rreth 90 % e të anketuarve raportojnë se kanë ndjerë ndonjë formë shqetësimi mendor të paktën një herë në javë.  Incidenca  mesatare  në të gjithë shtetet është e më e lartë tek gratë sesa tek burrat.  Burrat  sqaron raporti  mund të nën raportojnë shenja që  tregojnë dobësi ndërkohë  që anketa nuk mbulon  simptoma që kanë të bëjnë me abuzimin me substancat narkotike, më  të zakonshme tek meshkujt.

    Më të përhapura  problemet e shëndetit mendor   janë tek të rinjtë dhe të moshuarit. 40% e tyre në rang global i kanë raportuar BERZH çrregullime së paku një herë në javë.  Të anketuarit kanë treguar se si  pasojë e çrregullimeve emocionale nga stresi dhe depresioni  kanë aftësi të dobëta  në ushtrimin e detyrave ditore./abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark