×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Hajrullahu për marrëveshjen në Ohër: U legjitimua vjedhja e trashëgimisë sonë nga Serbia, tani nënkuptohet se jemi ardhacakë

    Insajderi
    19 March 2023 - 20:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ismet Hajrullahu, ish-drejtor i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve ka reaguar pas marrëveshjes në mes palës kosovare dhe asaj serbe.

    Me këtë marrëveshje, Hajrullahu ka thënë se përfundimisht legjitimohet vjedhja që i është bërë trashëgimisë sonë kulturore nga Serbia, përcjell Insjaderi.

    Sipas tij, me këtë marrëveshje nënkuptohet se shqiptarët janë ardhacakë në këto hapësira.

    Postimi i plotë pa ndërhyrje:

    Me marrëveshjen e Ohrit mes kryeministrit të Kosoves Albin Kurti dhe presidentit serb, Vuçiç përfundimisht legjitimohet vjedhja që i është bërë trashëgimisë sonë kulturore  nga shteti serb !   Them kështu, pasi  kishat , manastiret dhe çdo objekt tjetër kulti ,pa marrë parasysh se të cilës përkatësi  fetare janë , përcaktohen varësisht nga religjioni dhe vendi që i takojnë.  Me një fjalë, me këtë marrveshje , na lë  për të kuptuar ,se shqiptarët  janë ardhacakë në këto hapësira ! Me legjitimimin e vjedhjes së trashëgimisë kulturore, përfundimisht ne jemi populli i vetëm në Evropë,pa trashëgimi kulturore arkitekturore! Në fakt, neve na mbeten ca kulla të shekullit XVIII e këtej!                        

    Me një fjalë, kryemistri Kurti  i këshilluar nga ministri i kulturës Hajrulla Çeku, legjitimoi teorinë e Grashaninit! Tani kësaj qeverie i ka mbetur të legalizojë edhe teorinë TIKA-s turke ,se “Kosova është shqiptarizuar në vitin 1992, e sidomos pas luftës së UÇK-së”! /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark