×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj flet për dorëheqjen e Gent Begollit

    Insajderi
    02 November 2018 - 16:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj për herë të parë ka reaguar për dorëheqjen e kryeshefit të Telekomit e Gent Begolli.

    Haradinaj në një konferencë për media ka thënë se Begolli dha dorëheqje për shkak të vështirësive që ndodhet ndërmarrja publike.

    Sipas tij, Begolli ka komunikuar me të para dorëheqjes dhe i ka diskutuar vështirësitë që po kalon kjo ndërmarrje.

    “Me Gent Begollin kam komunikuar para se të japë dorëheqje dhe më ka treguar për vështirësitë në të cilat po kalon kompania, pasi që ka shumë borxhe dhe probleme financiare. Ai gjithashtu më ka treguar edhe sfidat për marrjen e vendimeve për kompaninë”, ka thënë Haradinaj.

    Gjatë ditës së mërkurë, Gent Begolli ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeshefit ekzekutiv të Telekomit.

    Gent Begolli ishte emëruar në pozitën e kryeshefit ekzekutiv të Telekomit në muajin qershor të këtij viti, ndërsa dorëheqja e tij nuk është bërë ende e qartë.

    Kujtojmë, se Gent Begolli gjatë muajit qershor është zgjedhur në krye të Ndërmarrjes Publike, Telekomi i Kosovës.

    Begolli ka qenë drejtor i shërbimeve publike në qeverisjen e kaluar në Prishtinë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ai ishte bartës i listës së AAK-së në zgjedhjet lokale për Komunën e Prishtinës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark