×
  • Lajme
  • Insajderi

    Historia e Ujmanit: Sa miliona pagoi Kosova për këtë liqen?

    Insajderi
    03 July 2021 - 22:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kur u vendos që Kosova, atë kohë si krahinë në kuadër të ish-Jugosllavisë, ta zhvillonte këtë projektin për Liqenin e Ujmanit u kalua një ligj në vitin 1972, që njihet edhe si zyrtarizmi i këtij projekti.

    Kredia prej 45 milionë dollarësh do të merrej nga Banka Botërore. Avdi Gjonbalaj, Inxhinier i Ujërave që ishte pjesëmarrës në këtë projekt, ka thënë për InDoks se shpronësim para shumë vitesh ishte paguar nga Kosova, bile dhjetëfish më shumë u kërkua.

    “Meqenëse se është porosit projekti kanë menaxhu, organi kompetent i Kosovës për ujëra, ka qenë Drejtoria Krahinore për Ujëra, bashkë me bujqësi e hidroekono e sektori ku kam punuar unë e ka udhëheq projektin e gjitha procedurat për me ja paraqit Bankës Botërore. Ka shku Banka Botërore përmes ish-Jugosllavisë i ka pranuar si interes, pastaj Banka Botërore i ka dërgu misionet për më bë vlerësimin e projektit kanë qenë biseda të mundimshme, kanë kërkuar shumë detaje, kanë ardhur ekspertët e profileve të ndryshme. Atëherë Qeveria e Kosovës i ka furnizuar me të gjitha materialet me parametrat, ekonomikisht dhe Banka Botërore me e pranu si objekt atraktiv ekonomikisht është dashur të jetë shkalla e kthimit me qenë e lartë”, ka thënë Gjonbalaj për InDoks.

    Projekti po zhvillohej, por autoritet e atëhershme kosovare, ishin në presion të madh. Dinamika e punëve ishte e madhe, kurse mbështetja nga federata e vogël. Megjithatë ia dolën. Gjonbalaj pasi ishte në komision për InDoks ka treguar se si u arrit deri te përfundimi i këtij projekti.

    “Banka nuk ka investu projekte që nuk e kanë rentabilitetin e mjaftueshëm, prandaj janë zhvillu negociatat në vitin 1971 në emër të Kosovës, kryesisht në Prishtinë, komplet në ndërmarrjen “Ibër-Lepenc”, me përfaqësuesit e Kosovës. Është përpiluar kredia në vitin 1972 në prill të këtij vitit kemi startu me tenderim sipas udhëzimeve të Bankës Botërore, që kanë qenë mjaft të ashpra e të definuar mirë. Qeveria e Kosovës është dashur dy herë në vit t’i raportojë Bankës Botërore për avancimin e punimeve dhe me trajtu dinamikën e zhvillimit gjatë ndërtimit”, ka shtuar ai.

    Disa ishin dikur edhe prona private, por Kosova atëherë si njësi federative i bleu ato, duke i shfrytëzuar, status që e kanë edhe sot. Nuk ishte as proces i lehtë e as i lirë. Pagoi një shumë milionëshe ani pse tash në Uashington lidhet marrëveshje për të.

    “Para se mu dhënë kredia është shpall zonë interesi, zonë eksplorimi ku shtrihet diga. Janë pesë komuna të prekura me kanale të ujitjes. Meqenëse në atë kohë janë krijuar rregullat juridike që kompensimi vetëm në bazë të çmimit të tregut me fillim parallogaritje ka pasur shpronësim ka kushtuar 1 milionë e 400 mijë dollarë, derisa është realizu i gjithë shpronësimi ka kushtuar 14 milionë e 800 mijë dollarë, dhjetëfishi i shumës së paraparë. Nuk ka pas trup pemë e as kotec pulash që nuk është vlerësuar e paguar nga Kosova”, ka potencuar Gjonbalaj.

    Dokumentari i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark