×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Jep dorëheqjen ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias

    Insajderi
    17 October 2018 - 14:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ditë pas përplasjeve me ministrin e Mbrojtjes Panos Kamenos për marrëveshjen e Prespës, ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias ka dhënë dorëheqjen.

    Mediat greke raportojnë se Kotzias ishte i pakënaqur për faktin se kryeministri Alexis Tsipras nuk e mbështeti atë kundër sulmeve nga Kammenos, i cili është gjithashtu partner i vogël i koalicionit.

    Debati i djeshëm ndodhi në gjatë mbledhjes së këshillit ministror të Greqisë, pasi Kotzias deklaroi se Kamenos ‘fut hundët në politikën e jashtme’. Ndërkohë, ministri Kamenos ishte shprehur se marrëveshja e Prespës, duhej pas zgjedhjeve. Pas debateve të krijuara në sallë, reagoi edhe zëdhënësi i qeverisë greke përmes një deklaratë publike.

    “Të zbresë nga ‘treni’ i qeverisë kush është mërzitur. Në kemi drejtim e destinacion të qartë. Kush nuk dëshiron destinacionin, të zbresë”, tha në emër të qeverisë greke zëdhënësi. Tashmë pritet qëndrimi i Tsipras pas dorëheqjes së ministrit të Jashtëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark