×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Konjufca: Instuticionet e Kosovës ta shqyrtojnë me kujdes se a ka të drejtë të garojë në zgjedhje Lista Serbe

    Insajderi
    25 October 2023 - 15:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka komentuar mbledhjen e Kuvendit të Listës Serbe duke e quajtur maskaradë. Në këtë kuvend të mbajtur të martën, kjo parti zgjodhi kryetarin dhe strukturat e reja.

    Konjufca ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të shqyrtojnë ligjshmërinë e veprimtarisë politike të Listës Serbe dhe të drejtën e saj për të garuar në zgjedhje.

    “Institucionet e Kosovës, Listën Serbe duhet të shqyrtojnë me shumë kujdes sa i përket ligjshmërisë së veprimtarisë së saj politike dhe të drejtës së saj për të garuar në zgjedhje. Dje ajo ishte maskaradë që ndodhi, proces tërësisht i inskenuar zgjedhja e një kryetari të ri, për shkak se ata po mendojnë se Lista Serbe mund t’i lajë duart prej 24 shtatorit, nuk mundesh kështu të fshihesh pas asaj. Radojiçiqi ishte nënkryetar de jure, por të gjithë e dimë se ka qenë kryetar de facto”, ka deklaruar Konjufca pas seancës gjyqësore në rastin ku akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark