×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kosova pjesë e projektit shtatë miliardësh evropian për teknologji

    Insajderi
    13 December 2023 - 11:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova është bërë pjesë e një projekti në vlerë prej shtatë miliardësh.

    Ky është një projekt evropian që ka të bëjë me teknologji.

    Marrëveshja në emër të Kosovës u nënshkrua nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

    “Ky program ka për qëllim të rritë qasjen në digjitalizim tek qytetarët, bizneset dhe institucionet, dhe përmes granteve strategjike të avancojë katër fusha:

    ➡️ Resurset kompjuterike me performancë të lartë,

    ➡️ Inteligjenca artificiale (IA),

    ➡️ Shkathësitë e avancuara digjitale, si dhe

    ➡️ Përshpejtimi dhe shfrytëzimi më i mirë i kapaciteteve digjitale dhe ndërveprueshmëria (interoperabiliteti)”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark