×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kryeministri i Hungarisë me kërkesë ndaj Vuçiqit: Lëshoni tre policët kosovarë

    Insajderi
    20 June 2023 - 17:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, thotë se i ka kërkuar Presidentit serb që të lirohen tre policët kosovarë.

    Lirimi i tre policëve kosovarë, që u rrëmbyen nga autoritetet serbe më 14 qershor, është bërë temë diskutimi në një takim mes udhëheqjes hungareze dhe asaj serbe.

    Orban ka shkruar në Twitter se sot është takuar për herë të parë këshilli strategjik i dy shteteve, i përbërë nga ai, presidentja hungareze, Katalin Novak, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq.

    “Sot mbajtëm takimin e parë e këshillit strategjik Hungari – Serbi, me Vuciqin, Bërnabiqin, Novakun dhe anëtarë të dy qeverive. Hungaria dhe Serbia janë të dyja në anën e paqes. Për këtë arsye kërkova nga Vuçiqi që të lirokë tre policët kosovarë që po mbahen në paraburgim”, thuhet në postimin e Orbanit.

    Ai ka kërkuar “trajtim korrekt dhe anëtarësim në Bashkim Evropian për Serbinë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark