×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti e denoncoi kompaninë që lidhet me Lushtakët, flet pronari i kompanisë: Përmendja ishte politike

    Insajderi
    10 October 2022 - 15:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Djegia e veturës së Drejtorit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK-së, Musa Vitija, bëri që kryeministri Kurti të vizitojë me mëngjes ShSKUK-në, nga ku doli me konstatim se dy kompani kanë dështuar ta kryejnë punën e tyre.

    Njëra prej kompanive të përmendura nga Kurti është në pronësi të djalit të vëllait të ish-deputetit të PDK-së, Sami Lushtaku, i cili ka folur për Gazetën Insajderi në lidhje me denoncimin e kompanisë ku ai është bashkëpronar.

    Ponari i kompanisë “Security Code”, Milazim Lushtaku tha se  Kurti e përmendi firmën e tij “për arsye politike”.

    “Përmendja e Kurtit, ma shumë është nga ana politike, se për anën profesionale”- tha Lushtaku.

    Derisa, shtoi se sa i përket kompanisë së sigurim ata i janë përgjigjur kontratës, duke shtuar se tash me rastin merret policia.

    “Sa i përket kompanisë si sigurim aty, na i kemi përgjigj kontratës.. Ne jemi në rregull, tash merret policia” – nënvizoi ai.

    Sipas kryeministrit Kurti, “Security Code”, përgjegjëse për sigurimin fizik dhe “Quantic”, përgjegjëse për mbikëqyrjen e kamerave kanë dështuar në kryerjen e punës së tyre.

    E para, sepse për herë të dytë nuk ka arritur të ofroëj sigurinë e veturës së z. Vitija, kurse tjetra edhe pas dy jave nuk ka arritur t’i rikthej në funksion kamerat e sigurisë të cilat janë të dëmtuara nga “vetëtima””.

    Ndryshe, nënkryetari i Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku konsideron se kryeministri Albin Kurti ka inat personal me të.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark