×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Martinez e shpjegon gjestin e tij të “pahijshëm” me “Dorëzën e Artë”

    Insajderi
    19 December 2022 - 14:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fotoja u bë virale nëpër internet

    Botërori i Katarit ka përfunduar me fitues në të cilin Argjentina fitoi me penallti, edhe njëherë, me Emiliano Martinez që ishte kontribuues i madh në këtë fitore.

    Ai bëri disa pritje të mira gjatë ndeshjes dhe priti një penallti që do të mbahet në mend, gjë që bëri që ai ta fitojë çmimin e si “portieri më i mirë” i garës.

    Çmimi në pyetje ishte “Dorëza e Artë” dhe trofeu duket saktësisht si është, pra një dorëze e madhe e lartë.

    Ai merret gjatë ceremonisë së çmimeve nga portieri dhe ai festoi atë duke e mbartur në pjesën poshtë belit

    Kjo bëri që të këtë shumë kritika dhe opinione të ndryshme por që më shumë kishte kritika.

    Pse Dibu Martinez festoi në këtë mënyrë?

    Edhe njëherë, tensioni i penalltive i mbërtheu të gjithë. Tifozët dhe futbollistët.

    Në fund të ndeshjes, portieri dha një arsye pse e bëri këtë gjest për median argjentinase, La Red.

    “E bëra për shkak se francezët me fishkëllenin, krenarie nuk shkon me mua”, tha ai.

    “Ia dedikoi titullin familjes time. Vijë nga një vend shumë i përulur. Shkova në Angli shumë i ri. Dëshiroj që këtë trofe t’ua dedikojë atyre”, tha Martinez.

    Sporti mbi të gjitha

    Por, nëse një gjë që bën të lërë gjurmë të Martinez, është të qenit sportist. Në një video që është postuar pas ndeshjes portieri shihet duke shkuar të Kylian Mbappe dhe duke e ngushëlluar atë, ku bashkë më të ishte edhe Presidenti i Francës, Emannuel

    Ndeshja përfundoi me rezultat 3-3 pas shtesave me Mbappen që shënoi het-trik për francezët, derisa Lionel Messi shënoi dy herë për Argjentinën, me Di Marian që po ashtu shënoi gol për Albiceleste.

    Penalltitë shkuan në favor të skuadrës së Lionel Scaloni, me Gonzalo Montiel që shënoi golin e fitores nga penalltia.

    Martinez kishte më së shumti gisht në këtë fitore bashkë me Messi dhe kishte arsye për të festuar edhe më shumë në këtë triumf të argjentinaseve. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark