×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Opozita me aksion, vendosin pankarta “Zdravo” në Kuvend

    Insajderi
    13 July 2023 - 10:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy deputetet e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’së, Blerta Deliu dhe Floretë Zejnullahu, kanë vendosur pankarta në foltoren e Kuvendit me mbishkrimin “Zdravo” që në shqip do të thotë “Përshëndetje”.

    Ky aksion simbolik ka ardhur pasi këto ditë janë publikuar disa audio-incizime të një bisede mes shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila si dhe Sllavko Simiqit nga Lista Serbe.

    Opozita po akuzon Qeverinë Kurti se është koordinuar me Listën Serbe në projektligjet e ndryshme në Kuvend.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark