×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pamje nga aksidenti u mbeten të vdekur dy të rinj

    Insajderi
    03 November 2022 - 08:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmë rreth orës 22:00 ka ndodhur një vetaksident i rëndë në afërsi të fshatit Gojbulë të Vushtrrisë në rrugën transitore për Mitrovicë, ku kanë vdekur dy të rinj.

    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.

    Policia thotë se sipas informatave të para, njëri nga personat ka humbur jetën në vendin e ngjarjes ndërsa personi tjetër është transportuar në spitalin e Vushtrrisë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën.

    Mosha e viktimave është mes 19 dhe 17 vjeç.

    Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë të viktimave dërgohen për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark