×
  • Sport
  • Euro 2020

    Përfundon pjesa e parë Spanjë-Suedi

    Insajderi
    14 June 2021 - 21:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Futbollistët e Spanjës dhe Suedisë kanë përfunduar 45 minutat e para në Seville me rezultat 0:0.

    Një dominim i plotë i “Furisë së kuqe” pamë në këtë pjesë lojë, me plot raste  të krijuara, por që asnjëra prej tyre nuk u konkretizua me gol.

    Sulmuesi Alvaro Morata në minutën 38 humbi një rast tejet të volitshëm, por kur të gjithë pritën të shënojë, goditja e tij përfundoi krejt pranë portës kundërshtare.

    Suedia ndërkaq nuk u tregua shumë e rrezikshme dhe rastin e vetëm serioz për shënim e pati në minutën 41, por goditja e Isak u ndal nga shtylla pingule. Tre minuta më vonë në një kundër aksion Spanja ka mundur të shënojë, por goditja e Olmo u prit në mënyrë fantastike nga portieri Olsen.

    Ndeshja është e vlefshme në kuadër të grupit E të kampionatit evropian.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark