×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Po kërkohej nga Interpol, arrestohet serbi në Morinë

    Insajderi
    04 November 2022 - 13:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në pikën kufitare të Morinës është arrestuar 49 vjeçari Dejan Stanojeviç i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

    Policia e Shqipërisë ka njoftuar se, gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Beogradi, pasi Gjykata e Lartë e Beogradit, e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim.

    Stanojeviç jetonte në Ferizaj ku fshihej për të mos rënë në prangat e autoriteteve serbe. Pas arrestimit të tij, Interpol Tirana do të nisë procedurat për ta ekstraduar drejt Serbisë.

    “Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Beogradi, Serbi, pasi Gjykata e Lartë e Beogradit, e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga legjislacioni penal i Serbisël”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark