×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Prekja nga “dora e shenjtë” e Thaçit- Si u nxitë debati për hierarkinë e vlerave në PDK?

    Insajderi
    02 January 2023 - 16:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditën e fundit të vitit të kaluar, në kohën kur njerëzit ishin të zënë me blerjet për natën festive, disa zyrtarë të PDK’së kishin një hall tjetër. Polemizonin për atë se çka e përcakton peshën politike të një anëtari të PDK’së. Pati një pajtim mes palëve se një anëtar mund të llogaritet si i rëndësishëm nëse gjatë jetës së tij është prekur nga ‘dora e shenjtë’ e themeluesit të PDK’së, Hashim Thaçit.

    Nata e Vitit të Ri u shndërrua “ogur” për Çitakun. Kundër saj dolën aktivistët e PDK-së. Kjo pasi ajo postoi një nga ndeja e Vitit të Ri e që në të ishin gazetar dhe analist. Kjo foto nuk i pëlqeu disa zyrtarëve të PDK-së.

    Ata dolën kundër fotografimit të Vlora Çitakut së bashku me Rron Gjinovcin.

    Si nisi përplasja mes Vlora Çitakut e Bujar Cakollit

    Pozimi i Çitakut me Gjinovcin solli pakënaqësi e edhe përplasje. Kjo pas ai njhihet si një nga mbështetësit e partisë në pushtet VV-së.

    Sekretari i degës së PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli u tregua i ashpër ndaj nënkryetares se Partisë Demokratike të Kosovës.

    Me anë të një postimi në “Facebook”, Cakolli dukej i irrituar nga postimi i saj

    Ai ka shkruar se si zyrtarët e PDK-së nuk duhet të rrinë me Gjinovcin.

    Me Rron Gjinovcin edhe tipat si ai, as ne dek as ne drek”, ka shkruar ai.

    Atij iu përgjigj Çitaku, ajo kishte një thumb për të. Duke lënë të nënkuptohet se Cakolli nuk i ka shtrenguar duart me ish-kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi.

    Ajo tha se PDK-ja do të fitoi edhe pa ta.

    Le të jemi të qartë, njerëz të cilëve Thaçi nuk ua ka dhanë as dorën, njerëz që kanë zero ama bash zero ndikim në PDK, njerëz që duan të bëhen relevant e me përfitu falë asocimit me PDK: Ju ka mbaru koha. PDK ka me fitu. Jo ju. PDK”, ka shkruar Çitaku.

    Ky reagim i saj nuk u la pa kundërpërgjigje nga sekretari i PDK-së në Prishtinë. Ai tha se me Thaçin nuk i kanë shtrenguar duart sepse e ka takuar shumë pak, siç thotë ai takime minutëshe.

    Le të jemi të qartë: Është më se e vërtetë që shumë pak herë ma ka dhënë dorën Hashim Thaçi, e qe besa edhe krejt takimet me të për 20 vite mund të përmblidhen në vetëm disa minuta, sepse kam qenë aktivist i terenit e votues i PDK prej vitit 2000, larg zyreve qendrore të partisë. Po ju, që patët shumë ndikim në PDK, ju që ja keni dhënë dorën shumë herë Hashim Thaçit, po shihet se ku është sot ai. Unë nuk kam negociu Gjykatën Speciale e qe besa kurrë as nuk kam keq informu Hashim Thaçin e Kadri Veselin për të”, ka shkruar Cakolli.

    Me tej, ai ka kritikuar Çitakun se nuk ka reaguar as ndaj analizës së kryeakademikut Mehmet Kraja.

    Sipas tij, disa zyrtarëve të PDK-së po iu vije marre me e mbrojt PDK-në.

    “Çfarë paradoksi, asnjë fjalë për raportin skandaloz të Mehmet Krajës, asnjë fjalë për dënimin e Salih Mustafës, e gjithë ky pasion edhe zell me reagu kundër një statusi të një militanti dhe aktivisti të thjesht partiak. Tash qe besa edhe disave po ju vjen marre edhe me mbrojte, ma shumë po identifikoheni e po ndiheni mire me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin, por PDK nuk mund ta bëni as VV e LDK. Nëse personave që ju u jepni pushtet, si në rastin e Prishtinës ju vjen turp asocimi me PDK e me Hashim Thacin e Kadri Veseli, unë nuk e kam për turp këtë punë. UNË NUK ASOCIOHEM ME PDK, UNE JAM PDK”, ka shkruar Cakolli.

    “ Fotoja e trubullt” e Çitakut që shkaktoi turbullira në PDK

    “Mollë sherri” për këto polemika ishte fotoja e Çitakut me mbështetësin e VV-së e njëherëshi edhe një kundërshtues i madh i PDK-së, Rron Gjinovci.

    Fotoja e shpërndarë në profilin e nënkryetares së PDK-së me mbititullin “trubullt, po të lumtur” trazoi ujërat në parti.

    Në këtë foto ajo shfaqet së bashku edhe me analistat e tjerë.

    Kujtojmë se edhe më parë Memli Krasniqi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ishte duke u ballafaquar me disa zëra kundër udhëheqjes së tij.

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, kishte konfirmuar se nuk ka marrë pjesë në konventën e partisë së udhëhequr nga Memli Krasniqi.

    Ajo përmes një reagimi kishte treguar arsyet e mosmarrjes pjesë në “Konventën programore të PDK-së”.

    Shkrimi i saj i gjatë në Facebook fillon me fjalinë “kur në emër të reformës synohet ikja nga identiteti”, derisa vazhdon me “mungesa ime sot ka të bëjë me mospajtimin tim me mënyrën e organizimit të Konventës, si në kohë si në përmbajtje, si në përfaqësimin”.

    Ajo kishte hedhur aakuza të forta për mohimin e fjalës së grave dhe vajzave në PDK.

    Edhe Nijazi Kryeziu, anëtar i kamotshëm të Partisë Demokratike të Kosovës në Komunën e Prizrenit e kishte kritikuar ashpër kryetarin e tij, Memli Krasniqin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark