×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Publikuan video duke gjuajtur me armë, policia i shkon të dera katër personave

    Insajderi
    02 January 2023 - 18:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në mëngjes Policia e Kosovës ka sekuestraura disa amë.

    Sipas Policisë, më 1 janar në ora 00:05 npërmes rrjeteve sociale është parë një video, ku shihen disa persona të dyshuar duke shkrepur me arme zjarri, të cilët gjithashtu ndihmon disa fëmijë që të gjuajnë me armë.

    Pasi që policia ka marrë informacionin, ka filluar hetimet, pas veprimeve operative hetimore është arrit që të dyshuarit të identifikohen dhe të lokalizohen.

    “Në orët e paradites policia ka shkuar në vendngjarje, te shtëpia e të dyshuarve, katër të dyshuarit, pasi që janë përball me provat kanë pranuar veprën dhe i kanë dorëzuar armët. Të dyshuarit deklarojnë se kanë shkrepur me armë për të festuar me rastin e ndërrimit të viteve”, njoftoj policia.

    Nga policia janë sekuestruar tre armë, një pushkë automatike dhe dy pistoleta me gjithë karikator dhe municion. Të dyshuarit pasi që janë intervistuar janë liruar me procedurë të rregullt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark