×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Qalaj: E pamundur që në sulmin në veri të mos jetë i përzier Radojiçiq

    Insajderi
    25 September 2023 - 21:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka folur për situatën e tensionuar në Veri të Kosovës, ku të dielën mbeti u vra një polic i Kosovës.

    Policia e Kosovës është sulmuar nga një grup terrorist.

    Për këtë, Qalaj, ka thënë se dje e kemi parë vetëm “majën e Ajsbergut”, duke thënë se grupi terrorist ishte i mbështetur e mirë financuar.

    ”Po e quaj incident sepse ne dje e kemi pa vetëm majen e Ajsbergut, ne jemi duke folur shumë gjatë në Kosovë, për një situatë të degraduar të sigurisë në pjesën veriore. Me vet faktin që dje kanë shtënë në drejtim të Policisë një grup i mbështetur, i financuar. Me vetë faktin që ky grup ka qenë prezente në Kosovë tregon që mundësia e tyre për lëvizje ka qenë shumë e madhe”, ka thënë ai në T7.

    Po ashtu, tash deputeti i PDK-së, tha se në këto raste është e pamundur që të mos jetë i përfshirë edhe Milan Radojçiq.

    ”Sa herë kemi të bëmë me incidente të tilla, është e paimagjinueshme të mos jetë grupi i Mian Radojçiq”, ka thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark