×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rizvanolli: Kosova është shteti me çmimin e energjisë elektrike më të lirë në rajon

    Insajderi
    18 January 2024 - 12:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në kohën kur qytetarët janë ankuar për faturat e shtrenjta të rrymës, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se Kosova mbetet shteti me çmimin e energjisë elektrike më të lirin në rajon.

    Rizcvanolli këtë e ka thënë para foltores së Kuvendit, ku po bëhet shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët.

    “Vitet e fundit kanë qenë sfiduese në sektorin e energjisë, kriza u përballua në mënyrën më të mirë të mundshme. Patëm një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Shqipërinë. Kosova mbetet shteti me çmimin e energjisë elektrike më të lirin në rajon”, është shprehur Rizvanolli.

    Më tutje, Rizvanolli ka ritheksuar se Qeveria e Kosovës i ka ndihmuar qytetarët dhe bizneset përmes subvencionimit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark