×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rozeta Hajdari mund të dënohet deri në pesë vjet burgim

    Insajderi
    14 October 2022 - 15:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja Rozeta Hajdari rrezikon të dënohet deri në pesë vite burgim, pasi që e ka mbajtur fshehur nga shteti biznesin e saj “R&V Consulting”, ndonëse me ligj është e obliguar ta deklaroj në Agjencinë Kundërkorrupsion. Aktakuza për këtë I është ngritur pas zbulimit të Gazetës Insajderi

    Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka ngritur aktakuzë ndaj ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari, për mos deklarim të pasurisë.

    Aktakuza ka ardhur pas zbulimit të Gazetës Insajderi, se ministrja Hajdari nuk e ka paraqitur në Agjencinë Kundër Korrupsion, biznesin që mban vulën e saj, ani pse për këtë është e obliguar me ligj.

    Hajdari në formularin e zbardhjes së pasurisë, nuk ka treguar se është pronare e “R&V Consulting”, biznes ky që është aktiv në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve.

    Ky biznes sipas historikut është hapur qysh në dhjetor të vitit 2008, i cili për aktivitet primar e ka këshillimin e bizneseve për menaxhim, shkruan Gazeta Insajderi.

    Këtë kompani, ministrja Hajdari, e ka ‘prezantuar’ vetëm në profilin e saj në Linkedin, por në asnjë rrjet tjetër social.

    Aty shkruan se Hajdari ka qenë në krye të kësaj kompanie nga janari i vitit 2009, deri në shkurt të vitit 2020, kur është votuar qeveria Kurti 1, por pavarësisht kësaj biznesi vazhdon të jetë aktiv në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë.

    Pas raportimit të Gazetës Insajderi, kishin nisur hetimet.

    Tash ndaj saj, figuron edhe aktakuza për “Mosraportim ose raportimi i rremë i pasurisë”. Kjo vepër sipas Kodit Penal, është e dënueshme me gjobë dhe burgim.

    Sipas neni 430, paragrafi 2, të Kodit Penal, është paraparë dënimi me gjobë dhe me burgim prej gjashtë  muaj deri në pesë vjet, shkruan Gazeta Insajderi.

    Më shumë rreth rastit lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark