×
  • Sport
  • Sport

    Rregulla të reja për agjentët e futbollistëve – FFK i bën me dije se duhet të kenë licencë për të kryer transferimet

    Insajderi
    25 April 2023 - 16:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Menaxherët luajnë një rol shumë të rëndësishëm në karrierën e futbollistëve.

    Si në gjitha vendet e tjera, edhe në Kosovë futbollistët përfaqësohen nga agjentë të ndryshëm.

    Federata e Futbollit të Kosovës ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për agjentët e futbollistëve, pasi ka rregulla të reja nga FIFA.

    Njoftimi i plotë nga FFK:

    Njoftohen të gjithë agjentët e lojtarëve, se nga janari 2023 kanë hyrë në fuqi rregullat e reja për agjentët e lojtarëve.

    Që nga 1 tetori 2023, çdo individ që ofron shërbime agjenti për një klient duhet të ketë licencën e lëshuar nga FIFA në përputhje me FFAR.

    Për t’u pajisë me këtë licencë, duhet të përfundohet provimi online i organizuar nga FIFA që do të mbahet në shtator 2023.

    Për më shumë informata mund të klikoni në platformën online: Agents.fifa.com 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark