×
  • Sport
  • Sport

    Sherr në ekipin olimpik shqiptar

    Insajderi
    07 August 2016 - 20:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për shumë sportistë ka nisur gara në Rio, ndërsa në ekipin shqiptar vijojnë përplasjet, aq sa peshëngritësi Briken Calja deklaron tërheqjen nga gara, nëse presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani nuk i kërkon falje dhe të mbajë përgjegjësi për çfarë ka bërë publike.

    “Nuk e marr vesh, a është Vironi i parë apo i dyti, ky që po flet për Top Channel? Një njeri i tillë duhet të ketë edhe përgjegjësi, sepse është president i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Nëse unë jam fajtor, unë tërhiqem nga sot, e them publikisht përsëri”, shprehet Briken Calja, shkruan Top-channel.

    “Unë nuk jam zari i askujt, jam sportist i ekipit kombëtar dhe nuk pyes askënd”, thotë më tej Calja, transmeton Insajderi.

    olim

    I pyetur nëse është i sigurt apo jo për pjesëmarrjen e tij në Olimpiadë, ai thotë: “Kështu siç po shkojnë gjërat, duke parë edhe përgjigjen e presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar… Këtu kam ardhur për të përfaqësuar Shqipërinë, por kur vete puna deri në këtë pikë, dua vetëm që Viron Bezhani të kërkojë ndjesë publikisht”, u shpreh peshëngritësi.

    Konfirmohet që gjithçka është në rregull, madje në stërvitjen e fundit Calja ka ngritur 181 kg, një peshë që sipas të dhënave zyrtare i korrespondon zonës së medaljeve. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark