×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “S’ka ngacmim s’ka kurgjo”, deklarohen nga policia pas lirimit të dyshuarit për ngacmim të nxënëses

    Insajderi
    26 April 2023 - 21:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një nxënëse e shkollës fillore të mesme të ulët “Hysni Zajmi” në Vrellë të Istogut dyshohet të jetë ngacmuar seksualisht nga një punëtor teknik i kësaj shkolle. Por, pas arrestimit të dyshuarit ai është liruar.

    Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi sipas tij nuk janë gjetur elemente të veprës penale.

    I kanë kry policia hetuesit procedurat, intervistimet, është njoftuar prokurori dhe ai e ka vlerësuar se nuk ka elemente për vepër penale. S’ka rast, s’ka ngacmim s’ka kurgjo dhe sigurisht lirohet“, tha ai për Insajderin.

    Gashi po ashtu gjatë ditës kishte konfirmuar arrestimin e punëtorit teknik të shkollës në Istog.

    Sot rreth orës 13:00 nga drejtoria e  shkollës fillore të mesme të ulët “Hysni Zajmi” në Vrellë komuna Istogut, policia është njoftuar për një rast. Për momentin dyshohet të jetë shqetësuar seksualisht një nxënëse e asaj e shkolle nga një punëtor i stafit teknik i asaj shkolle. Policia ka dalë menjëherë në vend të ngjarjes dhe ka arrestuar të dyshuarin”, kishte pohuar zëdhënësi i policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark