×
  • Sport
  • Sport

    Spanja i njeh karateistët kosovarë – Flamuri i Kosovës në Madrid

    Insajderi
    28 March 2019 - 16:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me gjithë problemet që më parë ia kishte shkaktuar Kosovës, Federata Spanjolle e Karatesë tashmë e lejon Kosovën të garojë si e barabartë me të gjitha kombëtaret e tjera që marrin pjesë në Evropian, shkruan Insporti.

    Në foton e publikuar nga Komiteti Olimpik, mes flamurëve të shteteve tjera që po marrin pjesë në Evropian, shihet edhe flamuri i Kosovës.

    Në këtë kampionat janë 15 kosovarë që do të marrin pjesë.

    Vlerona Shala (kata), Albulena Gërvalla (-55 kg), Fortesa Orana (+68 kg), Argjend Berjani (kata), Orges Arifi (-60 kg), Ylli Cenaj (-67 kg), Elhami Shabani (-75 kg), Alvin Karaqi (-84 kg), Herolind Nishevci (+84 kg), do të kërkojnë medalje në këtë kampionat, ndërsa në kumite Kosova përfaqësohet me: Nishevcin, Arifin, Cenajn, Karaqin, Shabanin, si dhe Blodin Pakashticën.

    Kosova nuk njihet nga Spanja si shtet dhe nuk ishte lejuar të marrë pjesë në Botërorin e Karatesë në nëntorin e kaluar, që u mbajt në Madrid. Pas kësaj, Komiteti Olimpik i Karatesë e kishte kërcënuar Spanjën se nuk do të ketë mundësi të organizojë gara të tjera nëse nuk e lejon Kosovën të marrë pjesë me simbole shtetërore.

    Sipas të përditshmes spanjolle, Sport, për këtë arsye, qeveria spanjolle u detyra ta zgjidhë këtë problem dhe së bashku me presidentin gjerman të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, arritën marrëveshje për ta lejuar Kosovën të garojë me simbole shtetërore. /Insporti.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark