×
  • Lajme
  • Lajme

    Takohen dy tregtarët e mëdhenj të produkteve serbe, flasin për prodhim vendor

    Insajderi
    04 February 2018 - 12:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Biznesmeni Gazmend Abrashi, njëherësh nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka njoftuar se është takuar me biznesmenin tjetër kosovar dhe deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK), Ramiz Kelmendi.

    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Abrashi ka postuar një foto me biznesmenin Klemendi dhe ka shkruar se ka vizituar qendrën e industrisë të “Elkos Group”.

    “Nga vizita në industrinë e “Elkos Group”, të afaristit të shkëlqyeshëm dhe njëherit deputetit të Republikës së Kosovës, z.Ramiz Kelemndi”. Investimi gjigant porosi se importi do të zëvendësohet me produkte vendore”, ka shkruar Abrashi.

    Të dy kompanitë e këtyre dy biznesmenëve, “Elkos Group”, pjesë e të cilës është rrjeti i marketeve “ETC” dhe “Excluzive Group”, pjesë e të cilës është rrjeti i marketeve “Maxi”.

    Llogaritet se këto dy kompani janë ndër kompanitë që kanë më së shumti produkte të Serbisë në vitrinat e tyre./Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark