×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Tragjedia e familjes kosovare në Lepenc, MPJ-ja jep detaje

    Insajderi
    18 June 2023 - 11:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar pas aksidentit tragjik që ka ndodhur të shtunën në Maqedoninë e Veriut, në aksin rrugor Bllacë-Shkup, ku një veturë me targa nga Kosova ka rënë në lumin Lepenc.

    Në veturë gjendeshin katër anëtarë të një familje, njëri nga ta ka arritur që të dal nga vetura.

    MPJD njofton se kërkimet për tre anëtarë e familjes po vazhdon, dhe se ende janë pa ndonjë epilog, për shkak të reshjeve të shumta të ditëve të kaluara.

    “Krahas ekipeve të specializuara të Maqedonisë së Veriut, që në orët e hershme të mëngjesit pjesë e operacionit të kërkim-shpëtimit janë njësiti relevant nga FSK dhe ai nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

    Në vend të ngjarjes ka shkuar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, bashkë me ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja.

    “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes procedurave të përshpejtuara ka lehtësuar dhe koordinuar kalimin e njësiteve të specializuara të kërkim-shpëtimit nga Kosova për në territorin e RMV-së, pas kërkesës së autoriteteve maqedonase”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark